Rishikim i Plotë i Kurrikulës (Klasat 10-12)
Asnjë boshllëk nuk lihet pas.
- Algjebra dhe Funksionet-punojmë mbi ekuacionet, sistemet, logaritmet dhe temat kyçe që përcaktojnë një pjesë të madhe të performancës në test.
- Gjeometria dhe Trigonometria-ndërtojmë kuptim të qartë, vizual dhe praktik për temat që shpesh krijojnë pasiguri te maturantët.
- Analiza Matematike- fokusohemi te derivatet dhe integralet, aty ku shpesh bëhet diferenca mes një rezultati mesatar dhe një note të lartë.
Strategjia e Zgjidhjes së Tezës
Mëso si të fitosh pikë në çdo ushtrim.
- Menaxhimi i Kohës- maturantët mësojnë si të kontrollojnë ritmin e provimit dhe të mos humbin pikë nga paniku apo bllokimi.
- Analiza-çdo problem ndahet në hapa të qartë, në mënyrë që edhe ushtrimet më të vështira të bëhen të menaxhueshme.
- Simulime Reale- testime periodike në kushte provimi i ndihmojnë nxënësit të hyjnë në ditën e Maturës me më shumë siguri, qetësi dhe kontroll.