OK Maths Center
+355 696044401
info@okmathscenter.com
Pranë OK Maths Center, ne ofrojmë përgatitje gjithëpërfshirëse për një gamë të gjerë nivelesh, duke filluar nga Arsimi i Mesëm i Ulët (shkolla 9-vjeçare) për përforcimin e bazave të nxënësve të klasave 6-9 dhe përgatitjen për Provimet e Lirimit. Ne ofrojmë mbështetje të plotë për Matematikën e Shkollës së Mesme, duke përfshirë kurrikulën kombëtare dhe përgatitjen e specializuar për Maturën Shtetërore. Gjithashtu, ne ofrojmë kurse profesionale për provimet ndërkombëtare si SAT Digjital (Gjeometri & Algjebër), GCSE dhe A-Levels, si dhe kurse të avancuara të nivelit universitar në Kalkulus, Algjebër Lineare dhe Statistikë.
Në OK Maths Center, ne zbatojmë metodologjinë tradicionale për matematikën duke integruar teknologjinë dhe inovacionin në strategjitë e mësimdhënies. Kurset tona janë konceptuar për të qenë praktike dhe ndërvepruese, si dhe ofrojnë fleksibilitetin e orareve të seancave online ose shpjegimin në qendër (individualisht ose në grupe të vogla). Kjo përqasje garanton që çdo student, qoftë duke mësuar nga shtëpia (online) apo pranë qendrës sonë (fizikisht), të ndjekë një program të personalizuar sipas kërkesave, objektivave dhe kohës në dispozicion për rezultate të larta.
Po! Ne kemi dhe zhvillojmë kurse të dedikuar plotësisht për Maturën Shtetërore. Ky program përfshin seanca intensive me shpjegime të qarta e të detajuara, duke u fokusuar te ushtrimet tipike dhe ato të avancuara.Përmes testeve periodike për vlerësimin e progresit, mbështetjes së vazhdueshme për çdo paqartësi dhe praktikimit të vazhdueshëm me tezat e viteve të kaluara, ne garantojmë rritjen maksimale të pikëve tuaja. Ne nuk premtojmë thjesht kalimin, por suksesin tuaj drejt universitetit!
Absolutisht. Ne kemi një eksperiencë të gjatë dhe të suksesshme në përgatitjen e studentëve për SAT jo vetëm nga Shqipëria, por edhe nga SHBA, Kanadaja dhe vende të Bashkimit Evropian, të cilët kanë arritur pikët maksimale në Matematikën e SAT dhe janë pranuar në universitetet më të mira. Kursi ynë i dedikuar për SAT fokusohet në tipet e njëjta të pyetjeve që zhvillon Collage Board, duke konsideruar metodologjinë dhe shkallën e vështirësisë së tyre, si dhe duke i shpjeguar ato hap pas hapi përmes një logjike të avancuar. Ne i ndihmojmë nxënësit të kalojnë me sukses nga matematika shkollore drejt standardeve të larta që kërkojnë universitetet më prestigjioze ndërkombëtare.
Regjistrimi është i thjeshtë! Ju mund të regjistroheni përmes faqes së Kontaktit në Websitin tonë ose të na vizitoni personalisht. Sapo të regjistroheni, do të merrni një email mirëseardhjeje me orarin dhe detaje të tjera.